FOTO| Aksident në Podujevë, përplasen dy motoçikleta

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në qytetin e Podujevës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa në fotografitë e siguruara nga T7 shihen se në aksident janë përfshirë dy motoçikleta.

Ende nuk dihet se a ka të lënduar nga ky aksident. Ndërsa, ekipet e Policisë shihet se kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Demokracia.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.