Më shumë se 1 milionë njerëz kanë parë lindjen e një foshnje live në YouTube.
Një nënë ngarkoi në kanalin më të madh të videove, momentin kur solli në jetë djalin.
Sarah Stevenson ndau me njerëzit momentin kur i nisën dhimbjet e lindjes, kontraktimet dhe sjelljen në jetë të foshnjes së saj Fox Ocean Tilse në 29 mars.
26-vjeçarja është përgëzuar nga mijëra njerëz për ndarjen e përvojës emocionuese të lindjes së foshnjes me ta.
Sarah duroi dhimbjet e lindjes prej 30 orësh dhe video tregon tërësinë e procesit të lindjes.
