LAJMI I FUNDIT

Forumi Intelektual Europa 2030, i bashkohet Koalicionit AAK – Nisma për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, sot i është bashkuar në koalicion edhe Forumi Intelektual E-2030 që në krye ka Artan Nimanin, dikur pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Nimani, i zëshëm në Partinë Demokratike, ishte larguar nga kjo parti pasi ishte zgjedhur prorektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” më 10 qershor 2019.

Në njoftimin e sotëm për koalicion, të cilët pretendojnë të garojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme, thuhet se “së bashku do të punojnë për Shtetin e Kosovës”, për siç thuhet në njoftim, “rikthimin e demokracisë”.

Artan Nimani ka qenë edhe Anëtar në Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. /Ballkani.info/