Qeveria e Kosovës ka aprovuar Propozim-vendimin për fillimin e fushatës kundër përdorimit të Narkotikëve dhe Formimi i Task-Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla.

Shefi i Task Forcës është emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për qështje operacionale ka emëruar Drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj.

Ndryshe kjo është Task Forca e parë e nivelit të tillë që është themeluar.

Fushata ka filluar duke pasur parasysh raportimet për numrin e madh të përdoruesve të narkotikëve tek të rinjtë dhe problemet e sigurisë në shkolla.