Formacioni me lojtarë me vlerë 462 milionë euro… por të gjithë janë pa kontratë

Fillimi i Vitit të Ri do të thotë se disa lojtarëve do ti skadojnë kontratat në qershor, por qysh tani mund të fillojnë negociatat me klube të tjera

Ka disa lojtarë të cilët në rast se nuk vazhdojnë me klubet e tyre do të mund të formonin një formacion me 11 lojtarë që do të ishte njëri prej më të mirëve në Europë.

Sipas transfermarkt, vlera e tyre në kombinim do të ishte 462 milionë euro.

Portier: Gianluigi Donnarumma (60 milionë euro)

21 vjeçari e ka trashëguar Gianluigi Buffonin në Kombëtaren e Italisë, por e ardhmja e tij në AC Milan ende mbetet e paqartë.

Mbrojtës i djathtë: David Alaba (65 milionë euro)

Alaba, një mbrojtës që mund të luajë edhe si anësor i mbrojtjes do të largohet nga Bayern Munich në verë.

Mbrojtës: Sergio Ramos (14 milionë euro)

Kapiteni i Real Madridit ka vetëm gjashtë muaj kontratë e cila gjë ka shqetësuar tifozët e Los Blancos.

Mbrojtës: Eric Garcia (20 milionë euro)

19 vjeçari është njëri prej yjeve në ngritje në futbollin europian, i cili nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin e tij të tanishëm, Manchester City.

Mbrojtës i majtë: Juan Bernat (16 milionë euro)

Pasi kaloi dy vite në PSG, e ardhmja e Bernat pritet të jetë larg nga Parc des Prices.

Sulmues krahu: Memphis Depay (45 milionë euro)

Pasi dështoi kalimi në Barcelonë në verë, Depay mund të largohet pa para nga Lyon në verën e vitit 2021.

Mesfushorë qendrorë: Georginio Wijnaldum (40 milionë euro)

Liverpool raportohet se ka bërë ofertë për Wijnaldum, por ai nuk i është përgjigjur asaj.

Mesfushorë qendrorë: Hakan Calhanoglu (35 milionë euro)

Ai mund të mos krahaspohet me disa emra të tjerë, por Calhanoglu është njëri prej mesfushorëve me vlerën më të lart në treg dhe ende nuk është pajtuar për ta zgjatur kontratën me AC Milan.

Sulmues anësor: Angel Di Maria (32 milionë euro)

Tani 32 vjeçar, Di Maria është ende një lojtarë që ka vlerë të lart por që e ardhmja e tij në PSG nuk është e sigurt.

Sulmues: Lionel Messi (100 milionë euro)

Ai nuk u lejua të largohet verën e kaluar, por Messi mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni nëse dëshiron të largohet nga klubi ku kaloi tërë karrierën e tij.

Sulmues: Sergio Aguero (35 milionë euro)

Kjo verë do të shënoi dekadën e parë prej që Aguero ju bashkua Manchester Cityt, por ai mund të largohet me në fund nga klubi anglez.