Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Malit të Zi

Kosova sot nga ora 20:45 luan kundër Malit të zi në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”.

Trajneri i “Dardanëve”, Bernard Challande,s gjatë konferencës për shtyp të dielën, ka thënë se e ka në mendje 90% të formacionit edhe pse nuk ka pranuar ta zbulojë asnjë lojtar që do të zbresë të hënën në “Fadil Vokrri”.

Raportohet se në mungesë të Arbër Zenelit, befasia më e madhe pritet të jetë Florent Hadergjonaj i cili do të luajë si sulmues krahut të djathtë, derisa Milot Rashica do të dali në krahun e majtë, aty ku siç tha ai “kam luajtur pothuajse gjithë kohën dhe aty ndihem më mirë“.

Kololli pritet të rikthehet titullar në mbrojtje derisa Valon Berisha rikthehet në pozitën natyrale, në mesfushë bashkë me Herolind Shalën – ky i fundit mungoi në ndeshjet e shtatorit.

KOSOVA: Muric, Kololli, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Shala, V. Berisha, Rashica, Celina, Hadergjonaj, Muriqi.

loading…