EURO2024

Formacionet zyrtare, Spanjë – Gjeorgji: La Fuente me të gjithë potencialin, gjeorgjianët i besojnë dyshes sulmuese

Spanja dhe Gjeorgjia luftojnë sot për një vend në çerekfinalet e Euro 2024 dhe është hera e parë që këto ekipe takohen ballë për ballë në fazën finale të turneve të mëdhenj.

Spanja erdhi deri këtu me tri fitore në fazën e grupeve si lider, duke mposhtur Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë.

Në anë tjetër, Gjeorgjia arriti të marr 4 pikë de si një nga katër më të mirat e vendeve të treta, arriti të kalojë tutje.

Luis de la Fuente për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Yamal, Williams dhe Morata.

Në anë tjetër Gjeorgjia do të luajë me emra si Mikautadze dhe Kvaratshelia.


Spanjë: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Fabian Ruiz, Pedri, Rodri, Yamal, Williams, Morata.

Gjeorgji: Mamardashvili, Dvali, Kashia, Gvelesiani, Lochoshvili, Kakabadze, Kiteishvili, Chakvetzade, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratshelia.