Formacionet zyrtare: Ramadani me këtë përbërje synon kualifikimin e Gjilanit në rrethin e dytë ndaj Liepajas

SC Gjilani sot e zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Liepajas në Letoni, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka udhëtuar drejt Letonisë për të administruar avantazhin e ndeshjes së parë e të kalojë në fazën tjetër, ku e pret një emër i madh si BSC Young Boys.

Albert Dabiqaj ishte golashënuesi i ndeshjes së parë, por që asgjë nuk ka përfunduar, sepse avantazhi është minimal.

Tashmë janë mësuar edhe formacionet startuese të këtij ballafaqimi.

Liepaja: Zviedris, Savajnieks, Hrejic, Marta, Karklins, Miguel, Strumia, Villein, Kapun, Dodo, Soladio

Gjilani: Koliçi, Beqja, Prekazi, Krivanjeva, Hoxha, Aziz, Dabiqaj, Zabërgja, Cale, Kelmendi, Krasniqi.