Ndeshja e fundit e vitit

Formacionet zyrtare: Interi synon ta vazhdojë serinë e rezultateve pozitive ndaj Empolit

Interi do të luajë si mysafir ndaj Empolit në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A duke filluar prej orës 15:00.

Skuadra e Luciano Spallettit u kthye te fitorja ndaj Napolit në mesjavë, dhe sot kërkon që t’i marrë përsëri tre pikë për t’iu afruar Napolit që është në pozitën e dytë me pesë pikë më shumë.

Empoli aktualisht është në pozitën e 16-të në tabelë me 16 pikë.

Në tri ndeshjet e fundit mes tyre, Interi ka dalë fitues në të tria ndeshjet.

Empoli: Provedel, Veseli, Silvestre, Maietta, Di Lorenzo, Antonelli, Traore, Bennacer, Rasmusen, Mraz, Caputo.