Formacionet zyrtare: Ilir Daja me dy ndryshime në 11-shen e Ballkanit ndaj La Fioritas

Ballkani dhe La Fiorita kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së kthimit.

Kampioni i Kosovës dhe skuadra nga San Marino luajnë sonte në ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Stadiumi “Fadil Vokrri” është arenë e përballjes së dytë sonte. Ndeshja e parë ishte mbyllur 0:4 në favor të skuadrës suharekase dhe sonte pritet të konfirmojë kalimin në rrethin tjetër.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka bërë dy ndryshime në 11-shen startuese, duke startuar në portë me portierin Ljuljanoviq dhe mesfushorin Zyba.

FORMACIONET ZYRTARE:

BALLKANI: Ljuljanovic, Thaqi, Dellova, A.Thaqi, Abazi, Korenica, Kuc, Zyba, Gripshi, Rrahmani, Krasniqi.

LA FIORITA: Venturini, Romagna, Brighi, Fatica, Grondoni, Amoti, Palazzi, Semprini, Rinaldi, Grassi, Jaupi.