Formacionet

Formacionet zyrtare, Chelsea – Liverpool: Klopp me mungesa të theksuara

Chelsea dhe Liverpool do të përballen sot (e diel) me fillim nga ora 16:00 në kuadër të finales së Carabao Cup.

Tek Liverpooli vërehen disa mungesa të theksuara të lojtarëve si Mohamed Salah, Dominik Szoboszlai, Alisson dhe Darwin Nunez.

Në anën tjetër tek Chelsea, Pochettino është futur me formacionin më të mirë të mundshëm, duke ia besuar sulmin treshes Palmer, Jackson dhe Sterling.

Ndeshja e fundit në mes këtyre dy ekipeve në Ligën Premier ishte një spektakël prej pesë golash ku në fund dolën triumfues Liverpooli, por edhe sot pritet një përballje e fortë dhe e luftuar mes dy ekipeve.

Formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:

ChelseaPetrovic, Gusto, Disasi, Colwill, Chilwell, Caicedo, Enzo, Gallagher, Palmer, Jackson, Sterling.

Liverpool: Kelleher, Endo, Van Dijk, Konate, Diaz, Mac Allister, Gakpo, Elliott, Robertson, Gravenberch, Bradley.