Formacionet

Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Man United startojnë me më të mirët në derbin e Ligës Premier

Chelsea dhe Manchester United do të përballen në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 21:15, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”.

Blutë do të synojnë me çdo kusht që të fitojnë, sidomos pas barazimit shokues me Burnleyn, me këta të fundit që ishin për pjesën më të madhe të ndeshjes me dhjetë lojtar.

Në anën tjetër, Djajtë e Kuq synojnë të futen në top katërshe dhe një fitore ndaj Chelseat sonte do të rriste edhe më shumë shanset.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Petrovic, Gusto, Disasi, Badiashile, Cucurella, Enzo, Caicedo, Mudryk, Gallagher (c), Palmer, Jackson.

Manchester United: Onana; Dalot, Varane, Maguire, Wan-Bissaka; Casemiro, Mainoo; Garnacho, Bruno, Antony; Hojlund.