Formacionet

Formacionet zyrtare, Arsenal – Man City: Arteta dhe Guardiola me mungesa

Arsenali pret Manchester City në ‘Emirates’ në kuadër të javës së tetë të Ligës Premier.

Topçinjtë janë aktualisht në vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa qytetarët zënë vendin e tretë me po aq pikë, por goldallim më të mirë.

Mikael Arteta për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Trossard, Nketiah dhe Gabriel Jesús.

Në anën tjetër Pep Guardiola ka filluar ndeshjen me  Julián Álvarez, Bernardo Silva dhe Erling Haaland.

Ndeshja fillon në ora 17:30 dhe llogaritet si një nga ndeshjet më të forta të këtij sezoni.


Arsenal: David Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Rice, Jorginho; Trossard, Nketiah, Gabriel Jesús

Man City: Ederson; Walker, Rúben Dias, Aké, Gvardiol; Lewis, Kovacic; Foden, Julián Álvarez, Bernardo Silva; Haaland.