Ford F-150 tërhoqi ngarkesën me peshë deri në 500 ton (VIDEO)

Rivaliteti mes makinave që kanë pjesën e hapur edhe për mallra, mes Tesla dhe Ford tani ka filluar të bëhet edhe më e ashpër

Ford është duke punuar gjatë në F-150 elektrike, ndërsa tani duket se e ka arritur një rekord, që nuk është shënuar më parë, duke tërhequr ngarkesën me peshë deri në 500 ton.

Linda Zhang është një ndër inxhinieret kryesore në Ford, që së bashku me disa entuziastë, e ka tërhequr vagonin e mbushur me 42 makina F-150, derisa demonstronte aftësitë e kësaj veture.

“Ky është një model i vetëm, që është modifikuar dhe nuk duhet të provoni të tërhiqni ngarkesë më të madhe, se sa vet makina, apo sa i lejohet” thuhet lidhur me këtë formë të tërheqjes.

Në të njëjtën kohë, janë treguar kapacitetet që mund t’i ketë Ford F-150, megjithëse as nuk mund të hidhet në treg një makinë e tillë, që është shumë e mirë.

loading…