Forcat ukrainase thonë se kanë çliruar fshatin Drobysheve në Donetsk, publikojnë video me flamurin e tyre

Forcat ukrainase pretenduan të premten kontrollin mbi fshatin Drobysheve në rajonin lindor të Donetskut, vendbanimi që është fqinj me Lymanin të pushtuar nga Rusia.

“E ardhmja e botës nuk vendoset më në Kremlin”, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter.

Drobysheve është vetëm rreth 5 kilometra (3 milje) në veri të Lyman. Në një video, forcat ukrainase shihen duke festuar, duke mbajtur një flamur ukrainas në qendër të qytetit.

“Sot, më 30 shtator, AFU-ja, përkatësisht Brigada e Pavarur e 81-të Ajrore, e çliroi Drobyshevën. Lavdi Ukrainës! Lavdi Heronjve!”, tha ministria e mbrojtjes.

Lyman tani është pothuajse tërësisht i rrethuar nga forcat ukrainase. Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut – e cila sot në Moskë pretendoi se ishte bashkuar me Federatën Ruse – tha të premten se situata në Lyman “mbetet e rëndë”.