FNSH dhe RENEA janë ndalur sot pasdite në Lezhë në kuadër të operacionit antikanabis që po ndërmerret në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa.

Nga informacionet e para mësohet se janë sekuestruar 4 mijë rrënjë kanabisi.

Ora News sjell ekskluzivisht foto nga ky operacion ku në një serë janë zbuluar rrënjë kanabisi

Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj, informon se forcat e shumta të policisë dhe dy ekipe të FNSH dhe RENEA-s janë në terren për të kontrolluar për parcela me kanabis.

Operacioni momentalisht po kryet ne fshatin Kashnjet te Lezhes.