Inteligjenca nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin e saj të fundit në lidhje me situatën në Ukrainë. Sipas saj, trupat ruse po kanë ende mungesë të moralit dhe se avansimi i tyre në lindje të Ukrainës është fokusi kryesor i tyre.
Avancimi i operacioneve ofanzive në Ukrainën Lindore është fokusi kryesor i forcave ushtarake ruse.
Sulmet ruse raketore po vazhdojnë në vijën kontrolluese të Donbasit.
Sulmet ruse kundër caqeve të infrastrukturës brenda interiorit ukrainas duket se kanë për qëllim të dobësojnë aftësinë e ushtrisë ukrainase për rifurnizim si dhe për të rritur presionin ndaj qeverisë së Ukrainës.
Pavarësisht rifokusimit në kapacitetet logjistike dhe ushtarake për të mbështetur operacionet në Donbas, forcat ruse duket se po vazhdojnë të përballen me mungesa të furnizimeve dhe të personelit.







