Gaza

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dalim një video mesazh urgjent për banorët e Gazës

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar një mesazh urgjent për banorët e Gazës, duke u bërë thirrje civilëve nga veriu i Gazës që të zhvendosen përkohësisht në jug.

“Kthimi në veri të Gazës do të jetë i mundur pasi të përfundojnë armiqësitë intensive. Lëvizni në jug për sigurinë tuaj. Kjo nuk është thjesht një masë paraprake, kjo është një lutje urgjente,” tha ai.

Ndryshe asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar në favor të një rezolute që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Rezoluta jodetyruese u mbështet nga 120 vende, ndërsa 45 abstenuan dhe 14 votuan kundër. I vetmi vend i madh që votoi kundër, përveç Izraelit, ishin Shtetet e Bashkuara. Vende të tjera që kundërshtuan votimin ishin Fixhi, Tonga, Nauru, Papua Guinea e Re, Mikronezia, Kroacia, Hungaria, Paraguai, Çekia, Austria dhe Guatemala.