Forca të përbashkëta ruse e serbe në Bjellorusinë e trazuar

Forca të ushtrisë të Rusisë dhe Serbisë do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta në Bjellorusi.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, bëri të ditur Reuters të martën.

Stërvitja vjen në një kohë delikate për Bjellorusinë, ku çdo ditë po mbahen protesta për shkak të dyshimit të manipulimit të zgjedhjeve të fundit. Stërvitjet do të mbahen në periudhën 10 – 15 shtator.

Partitë opozitare po e akuzojnë presidentin Alexander Lukashenko, që udhëheq me vendin prej vitit 1994, se ka vjedhur zgjedhjet e fundit, ku fitoi edhe një mandat.