Kurtesh Fondaj

Fondaj: Nga shkurti i 99’së s’jam takuar më me Jakup Krasniqin

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurtesh Fondaj, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, është duke u intervistuar nga avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Aiden Ellis.

Fondaj, gjatë dëshmisë së tij ka thënë se nga shkurti i 99’së s’ishte takuar më me Krasniqin, prandaj as nuk kishte informacione nëse ai ndodhej në Kosovë.

Tutje ai deklaroi se ai u informua nga mediat se Krasniqi ishte zëdhënës në UCK, ndonëse në Prokurori kishte deklaruar se ai ishte i informuar për pozitën e Krasniqit.

Ai është pyetur nëse kishte informacione se Krasniqi ishte pjesë e marrëveshjes së Rambujes, Fondaj u shpreh se “nuk i di detajet, po realisht e di që ka qenë përfaqësues në bisedime në Rambuje”.

Pjesë nga intervistimi i Kurtesh Fondaj nga avokati i Jakup Krasniqit.

Aiden Ellis: Nga mesi i qershorit 1998, ju e dinit që ai ishte zëdhënës i UCK-së?

Kurtesh Fondaj: Nga mjetet e informimit publik pra erdhëm në konstatim se ai është zëdhënës në UCK, jo përmes ndonjë informacioni që ka qarkulluar brenda UCK-së.

Aiden Ellis: Kur ju intervistoi Prokuroria në 2019, ju u thatë se “Jakup Krasniqi ka qenë zëdhënës komandant në periudhën kur u arrestua Blerim Kuqi”? Ju këtë e dinit në atë të 99-së, apo është diçka që keni mësuar më vonë?

Kurtesh Fondaj: Për funksionin e zëvendëskomandantit dua të jem shumë korrekt, unë kam mësuar deri sa kam qenë shef shtabi në zonën e Pashtrikut, me ardhjen ose emërimin e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është përmendur që zëvendëskomandant është Jakup Krasniqi.

Pra, këtë unë e kam mësuar gjatë muajit prill sa kam qenë në kuadër të drejtorisë operative të shtabit të përgjithshëm, në prill të 99’së.

Aiden Ellis: Në janar të 99’së dhe gjatë gjithë kohës sa keni qenë shef shtabi në zonën e Pashtrikut, ju se keni ditur që Jakup Krasniqi, ka qenë zëdhënëskomandat?

Kurtesh Fondaj: Jo, nuk e kam ditur derisa më ka treguar Ekrem Rexha, deri atëherë se kam ditur.

Aiden Ellis: Ju e dini që Jakup Krasniqi, ka qenë pjesë e delegacionit që shkoi në Rambuje për negociatat në shkurt të 99’së, kështu dhe më pas ka pasur një raund negociatash në Paris apo jo?

Kurtesh Fondaj: Nuk i di detajet, po realisht e di që ka qenë përfaqësues në bisedime në Rambuje.

Aiden Ellis: Ju nuk e keni parë Jakup Krasniqin në prill të 99’së në Kosovë?

Kurtesh Fondaj: Prej muajit shkurt unë nuk e di që jam takuar më me Krasniqin.