Fondacioni i Beyonce ndihmon bizneset që personat me ngjyrë i kanë në pronësi

“BeyGOOD” dhe “NAACP” dhurojnë 10.000 dollarë grante për bizneset në pronësi të personave me ngjyrë, pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Beyoncé dhe fondacioni i saj filantropik BeyGOOD po ndihmojnë komunitetin me ngjyrë pas përhapjes së COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Të enjten, në faqen zyrtare të BeyGOOD në Instagram, u njoftua se në partneritet me NAACP po fillojnë Fondin e Ndikimit të Biznesit të Vogël në pronësi të personave me ngjyrë.

Fondi, sigurimi i granteve në vlerë prej 10,000 dollarë – “do t’i ofrohet bizneseve të vogla në pronësi të personave me ngjyrë në qytete të zgjedhura për të ndihmuar në mbajtjen e bizneseve gjatë kësaj kohe,” sipas uebfaqes së NAACP.

“NAACP është krenar që në partneritet me BeyGOOD do të ndihmojnë në forcimin e bizneseve të vogla dhe për të siguruar fuqizimin ekonomik për bizneset e personave me ngjyrë”, thuhet në përshkrimin e Fondit të Ndikimit në faqen e internetit.

Ideja për krijimin e Fondit të Ndikimit buronte nga muajt e ankthit të ndjerë nga komuniteti me ngjyrë për shkak të pandemisë dhe mbizotërimit social.

Procesi i aplikimit të BeyGood u hap më 9 korrik dhe do të mbetet i hapur deri më 18 korrik.

Beyonce themeloi BeyGOOD më 2013 si një mënyrë për të ‘frymëzuar njerëzit të jenë të sjellshëm, të jenë bamirës dhe të jenë të mirë me veten, për të tjerët, për komunitetin dhe botën tonë.’