Fondacioni Besa përshëndet propozimin e PDK-së për ulëse të garantuara të diasporës në Kuvendin e Kosovë

Një prej organizatave më të mëdha të diasporës, Besa Foundation e.V në Gjermani ka përshëndetur propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës që diasporës t’i lejohet zgjedhja e deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës.

“Propozim i shkëlqyeshëm sot në Kuvend i PDK-së qe diaspora te kete vendimmarrje ne Parlamentin e Kosoves, RESPEKT.” , thuhet në postimin e kësaj organizate në rrjetin social Facebook. Kjo organizatë thotë se diaspora është e indinjuar me partitë që kanë dashur ta shohin diasporën jashtë vendimmarrjes.

“Te gjitha partite politike pa dallim, qe 21 vjet diasporen e kane konsideruar vetem si votues dhe Cash Cow, pra e kan kqyre me shenje te Euro dhe Dollarit. Diasporen kanedashur ta kene jashte vendimmarrjes.”, thuhet në postim. PDK sot në Kuvend ka propozuar të ndryshohet ligji dhe kushtetuta që t’i mundësohet diasporës t’i zgjedh deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës.