Lëvizja FOL ka mbajtur konferencë për medie, ku ka prezantuar të dhënat nga monitorimi i pranimit të dhuratave nga zyrtarët e pesë institucioneve të pavarura të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023.
Albana Hasani nga Lëvizja FOL, ky raport ka për qëllim të sigurojë një analizë të detajuar të dhuratave protokollare dhe të rastit të pranuara nga zyrtarët e pesë institucioneve të pavarura të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023.
Sipas saj, institucionet e pavarura të përzgjedhura për monitorim janë, Banka Qendrore e Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit , Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Dogana e Kosovës dhe Autoritete i Konkurrencës.
Sipas saj, zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 kanë pranuar 46 dhurata, prej të cilave 18 dhurata protokollare, kurse zyrtarët e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë vitit 2023 kanë pranuar 11 dhurata, 7 prej të cilave janë dhurata protokollare, ndërsa 4 të rastit.
Ajo ka sqaruar se Zyra Kombëtare e Auditimit ishte i vetmi institucion, në radhët e institucioneve të monitoruara, që ka bërë deklarim të kopjes së katalogut të dhuratave në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023.
“Dihet se, deklarimi i dhuratave dhe pasurisë është ndër mekanizmat themelor në luftimin e korrupsionit, i cili mundëson analizimin e lëvizjeve financiare gjatë kohëzgjatjes së funksionit dhe përputhshmërinë me standardet etike dhe ligjore. Raporti që po publikohet sot nga Lëvizja FOL analizon nivelin e zbatimit të dispozitave ligjore mbi pranimin e dhuratave të rastit dhe protokollare nga zyrtarët e 5 institucioneve të pavarura të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023. Institucionet e pavarura të përzgjedhura për monitorim janë Banka Qendrore e Kosovës, Zyra Kombëtare e Auditimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Dogana e Kosovës dhe Autoriteti i Konkurrencës”.
“Zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës gjatë periudhës janar-dhjetor 2023 kanë pranuar 46 dhurata, prej të cilave 18 dhurata protokollare, ndërsa 28 të rastit pavarësisht kësaj, Banka Qendrore e Kosovës nuk ka dërguar kopjen e katalogut të dhuratave të pranuara në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, obligim ky që duhet të kryhet nga institucionet deri më 31 mars të vitit vijues për vitin paraprak. Zyrtarët e Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë vitit 2023 kanë pranuar 11 dhurata, 7 prej të cilave janë dhurata protokollare, ndërsa 4 te rastit. Zyra Kombëtare e Auditimit ishte i vetmi institucion, në radhët e institucioneve të monitoruara, që ka bërë deklarim të kopjes së katalogut të dhuratave në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023″, ka thënë Hasani./EO/







