“Fluturon” Denver Nuggets, Blake Griffin fantastik!

Vetëm 3 ishin sfidat e luajtura në mbrëmjen e NBA. Denver Nuggets vazhdon të flturojë në këtë fillim sezoni me skuadrën e trajnerit Michael Malone që regjistroi fitoren e 4-të në po kaq takime.

Në Pepsi Center të Colorados viktima e rradhës për Nuggets ishte Sacramento Kings. 126-112 në favor të Denverit ishte rezultati i sfidës dhe diferencën e bëri pikërisht grupi. Plot 8 lojtarë të skuadrës vendase regjistruan një kuotë pikësh me dy shifra edhe pse pikëshënuesi më i mirë rezultoi Bagley i Sacramentos me 20 pikë. Denver e vulosi fitoren që në pjesën e parë pasi në fund të saj kryesonte me 13 pikë avantazh. Në mënyrë surprizë skuadra nga Colorado kryeson renditjen e konferencës së Perëndimit pas 4 ndeshjeve të para.

Vijon momenti pozitiv edhe për New Orleans Pelicans. Në Smothie King Center formacioni i trajnerit Alvin Gentry tregoi dhëmbët edhe përballë Los Angeles Clippers duke marrë fitoren e 3-të rresht në këtë sezon këtë herë me shifrat 116-109.

Anthony Davis me 34 pikë 2 asiste dhe 13 topa të kontrolluar poshtë tabelës ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Pelicans. Ndërkohë Clippers-ave për të evituar humjen e dytë nuk i mjaftuan 50 pikët e dyshesh Harris-Gallinari.

Ndeshja më spektakolare e mbrëmjes së NBA u zhvillua në Michigan. Detroit Pistons i shkaktoi humbjen e dytë Philadelphia 76ers pasi triumfoi pas kohës shtesë me rezultatin 133-132 për meritë edhe të yllit të ekipit Blake Griffin i cili bëri një paraqitje fantastike. Me 50 pikë 6 asiste dhe 14 rebound, Griffin ishte thjeshtë madhështor. Te Philadelphia në mungesë të Ben Simmons për shkak të problemeve në shpinë spikatën Embid me 33 pikë dhe J.J Reddick me 30 pikë. Për Detroit kjo ndaj 76ers ishte fitorja e tretë me Pistons që ruajtën ecurinë perfekte në këtë sezon.