‘Fluturimi’ i pabesueshëm, Strakosha bën pritjen e vitit (VIDEO)

Strakosha bëri të pamundurën për të shpëtuar humbjen e skuadrës së tij përballë Milanit.

Vetëm penalltia në minutën e 79’ mposhti portierin shqiptar i cili tregoi një nivel të jashtëzakonshëm ku gjatë lojës neutralizoi disa herë gjuajtjet e kundërshtarëve.

Por vlen të theksojmë episodin në minutën e 91’ të takimit ku Suso lëshoi një “predhë” në hyrje të zonës ndërsa përgjigja e Strakoshës ishte fenomenale duke ‘fluturuar’ në trekëndëshin e portës.

Shikoni pritjen heroike të shqiptarit në minutat e fundit të ndeshjes.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/04/UxdKFEHHYp34rvUwrWLt_13_c23fc416887a7f85b9dff847e8efd50a_video_480p_converted.mp4