Florim Ejupi: Kur e kanë plagosë Agim Veliun më është përmendur emri, i shkova në zyre për të folur me të

Florim Ejupi ka treguar edhe për një bisedë që ka pasur me Agim Veliun, pak kohë pasi ky i fundit ishte plagosur në një atentat.

“Kur e kanë plagosë Agim Veliun më është përmendur edhe emri im, por unë nuk kam ditur asgjë. Pas një kohe një shokë me tregoi se jam përmendur dhe unë vendosa të shkojë në zyre të Agim Veliut që në atë kohë ishte kryetar i komunës”,theksoi Ejupi.

“Shkova te zyra e tij. Trokita në derë. I jam prezantuar kush jam. Më tha për çfarë ke ardhur. I thashë po dëgjojë fjalë të kafeve, kështu është puna. Agimi ishte njeri i mirë, i mençur. Më tha jo, së paku unë dhe familja ime nuk të kemi përmend. Më tha shko në shtëpi dhe mos dëgjo fjalët e kafeve”, shtoi tutje ai.