Florim Ejupi: Krimineli Shkumbin Mehmetaj ka vrarë edhe kolegë të tij

Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku autobusi i linjës Nish Express, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001 dhe vdiqën 11 serbë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ejupi, pas shumë kohësh rrëfen përveç të tjerash edhe njohjen e tij me Shkumbin Mehmetaj.

Florimi ishte arrestuar edhe në vitin 2014-të pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmeti, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.

E për këtë, ai thotë se Mehmetaj është kriminel.

“Ky është kriminel, ka vra kolegë të vetë, është kidnapues. Gjithçka që thotë ai është rrenë”, ka thënë Ejupi në TV Dukagjini.