Florim Ejupi e konfirmon se u kontaktua nga Gjykata Speciale: Tregon se çfarë kishte biseduar me hetuesit

I akuzuari për disa vrasje në Kosovë, Florim Ejupi ka thënë se është kontaktuar nga Gjykata Speciale me të cilët ka biseduar për ngjarje të pasluftes.

Ejupi ka thënë në Debat Plus se ka biseduar me hetuesit e EULEX’it gjatë vitit 2013.

“Më kanë thirrë sa kam qenë në Kosovë, dy hetues të EULEX-it. Përmes një përkthyesi më kanë kontaktuar, më thanë me pi kafe edhe më kanë pyet, më thanë jemi të Gjykatës Speciale. Ju thashë çka doni, çka ka ndodhë pas luftës, me na ndihmu diçka. Ju tregova për vitet që kam qenë në arrati, s’mundem me ju ndihmu kurgjo. Kam xhirime krejt çka kam fol me ta, kam fotografi”, ka thënë ai, raporton Gazeta Metro.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=15666235&v=2.1&guid=d91acb7a41044fa3b396588b09292bda8bc0d0f6e39b48ed8e88c8f85e7cdd98

Sidoqoftë, Ejupi nuk ka dhënë detaje më të shumta rreth kësaj bisede.

Kujtojmë se emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta.

I njëjti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.