Florian Marku ia këndon këngën e Adem Jasharit kundërshtarit të tij (VIDEO)

Boksieri i mirënjohur, Florian Marku, të enjten do të përballet me kundërshtarin e tij meksikan, Miguel Parra Ramirez, në “Air Albania” në Tiranë.

Në një video që ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, shihet Marku duke ia kënduar këngën e Adem Jasharit rivalit Ramirez.

“Këtu është Shqipëria, Skënderbeu – Gjergj Kastrioti”, dëgjohet ai duke thënë.