Finalja

FLORI MUMAJESI fiton çmimin kryesor në festivalin “Kënga Magjike”

Ka mbaruar nata finale e festivalit “Kënga Magjike”.

Në edicionin e 20-të kanë marrë pjesë shumë emra të njohur dhe janë nxjerrë shumë hite, prandaj zgjedhja e tyre se kush të fitojë ka qenë e vështirë për konkurrentët që votuan njëri-tjetrin, shkruan Ballkani.info.

Edicionin e 20-të të “Këngës Magjike” e fitoi FLORI MUMAJESI me këngën ‘PLAS’

Flori mori më së shumti pikë nga gjithë të tjerët dhe fitorja e tij ka qenë pothuasje e ditur pasi që nga prezantimi i këngës, u kuptua edhe nga publiku se ai do fitojë.

Vendi i tretë i takoi Fifit dhe MC.Kreshës kurse i dyti Aurela Gace dhe Eli Fara!/Ballkani.info/