Flori Mumajesi dhe Liberta Spahiu në lidhje? Ky detaj bën lëmsh rrjetin

Flori Mumajesi është njëri ndër këngëtarët më të suksesshëm në industrinë e muzikës.

Ai numëron hite të jashtëzakonshme, që e bëjnë atë të kërkuar.

E sa i përket jetës private, ai është përfolur shumë për një lidhje të mundshme me moderatoren kosovare, Liberta Spahiu.

Por këta zëra asnjëherë nuk u vërtetuan.

Së fundi Flori ka qenë i ftuar në një dasëm shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me grupin e tij “Threedots”.

Të ftuar në këtë dasëm kanë qenë edhe disa prej fytyrave publike, ndër to edhe moderatorja kosovare, Liberta Spahiu.

Në një video të publikuar nga “Gazeta Express”, shihet momenti kur Flori i shkon pranë moderatores duke i dhuruar puthje në faqe.

Si duket dyshja gëzojnë raporte tejet të mira me njëri tjetrin, por nuk dihet nëse mes tyre ka diçka më shumë se sa miqësi.