Është mbyllur derbi rumun ndërmjet Rapid Bukureshtit dhe Cujt me rezultat 2:2.

Interesante për ne ishte se në këtë sfidë ishin plotë katër futbollistë nga Kosova.

Ndeshjen titullarë e nisën Albion Rrahmani për Rapidin ndërsa Meriton Korenica për Clujt, shkruan Ballkani.info.

Në anën tjetër Florent Hasani (Rapidi) dhe Armend Thaqi (Cluj) u inkuadruan nga bankina.

Të kujtojmë se të Rapidi të dyja golat i shënuan kosovarët. Rrahmani fillimisht barazoi për 1:1 ndërsa festën e mysafirëve e ndali Florent Hasani kur shënoi në minutën e 90+5 për rezultatin 2:2. /Ballkani.info