Flora Brovina do të intervistohet në polici

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina pas pak do të shkojë në polici për të dhënë dëshmi lidhur me rastin e djeshëm të publikimit të një fotografie ku pretendohej sipas saj se tre ushtarë serbë po dhunonin një grua shqiptare.

Klan Kosova merr vesh se Brovina është e ftuar për këtë rast që jap dëshminë e saj mbi vërtetësinë e fotografisë.

Dje përndryshe ka qenë Prokuroria Speciale që ka njoftuar se do ta ftojë Brovinën për të dhënë informacione për viktimën të cilën ajo pretendon se e njeh dhe se është gjallë