Flinte me studentet dhe kishte varësi nga seksi, aktori i njohur rrëfen të vërtetat e tij

James Franco ka pranuar se ka fjetur me studente të një shkolle aktrimi që ai ka drejtuar më parë. Ai rrëfeu periudhën kur ka qenë i varur nga seksi dhe është përpjekur ta përmirësojë sjelljen e tij vitet e fundit.

Në fragmente nga The Jess Cagle Podcast të bëra publike të mërkurën, Franco, 43 vjeç, tha se ndërsa jepte mësim, ai “flinte me studentet dhe kjo ishte e gabuar”. Ai tha se nuk e kishte filluar shkollën për të joshur gratë për qëllime seksuale.

Katër vjet më parë Los Angeles Times raportoi se pesë gra e kishin akuzuar Franco-n për sjellje që ato e konsideronin të papërshtatshme.

Më vonë, në tetor të 2019-ës, dy vajza ngritën një padi civile kundër aktorit, duke e akuzuar atë për shfrytëzimin e aktorëve në shkollën e tij dhe për mashtrimin e grave të reja për të xhiruar skena seksuale.

Franko tha se kishte të zhvilluar një varësi ndaj seksit pasi u shkëput nga varësia  ndaj alkoolit që zhvilloi në një moshë të re.

Aktori ra dakord këtë vit të paguante 2.2 milionë dollarë për të zgjidhur padinë civile të vitit 2019-ës, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatën e lartë të Los Anxhelosit.

“Unë nuk doja t’i lëndoja njerëzit,” është shprehur ai.