Faqja e famshme e gjurmimit të fluturimeve tha se serveri i saj ishte në një ngarkesë të paparë të martën sepse kaq shumë njerëz po shikonin fluturimin e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për në Tajvan.
Sipas mediave të huaja, Flightradar24 tha në Twitter se kishte “interes të paprecedentë për gjurmim të vazhdueshëm” në SPAR19 – shenja e një aeroplani të Forcave Ajrore të SHBA-së që transportonte Pelosi në rrugën nga Kuala Lumpur, Malajzi, në Taipei City, Tajvan.
“… Disa përdorues aktualisht mund të kenë probleme me aksesin në sajt, ekipet tona po punojnë për të rivendosur funksionalitetin e plotë për të gjithë përdoruesit sa më shpejt të jetë e mundur”
Në kohën e postimit në Twitter, 345,000 njerëz po ndiqnin fluturimin.
Ndërsa më vonë, kur hyri në hapësirën ajrore të Tajvanit, Flightradar24 tha se 632,000 njerëz po e ndiqnin aeroplanin.
With 708,000 people tracking the aircraft upon landing in Taipei, SPAR19 is Flightradar24’s most tracked live flight of all time. https://t.co/RifLnVzeMP pic.twitter.com/m2OBIV9RME
— Flightradar24 (@flightradar24) August 2, 2022







