Disa djem gjatë natës së mbrëmshme në sheshet kryesore të Prishtinës kanë shpërndarë fletushka ku reklamohet veprimtaria e striptizit.

Fletushkat kanë për qëllim që ta reklamojnë edhe t’i ftojnë meshkujt për ta vizituar një klub të stripitizit që gjendet në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Qytetarë të shumtë janë habitur kur kanë parë në dorën e tyre një fletushkë me femra lakuriqe, ndërsa ka prej të tillëve që e shohin edhe si mundësi për ta vizituar.

Nuk dihet nëse ky biznes ka leje nga ndonjë institucion për të bërë kësi lloj reklamimi nëpër shesh.