Flet Vjosa Osmani: Kam reaguar në Twitter për rastin tragjik të të riut nga Gjilani

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas disa raportimeve se ajo nuk ka reaguar fare për rastin tragjik me të riun nga Gjilan i cili vdiq dje në karantinë.

Osmani ka treguar se ka reaguar mbrëmë në Twitter. Megjithatë, Tëitteri është rrjet që kosovarët e përdorin shumë pak.

Sido që të jetë, Osmani e ka publikuar edhe një telegram ngushëllimi që ia ka dërguar familjes si kryetare e Kuvendit.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit:

Shpifje në kohë pandemie e tragjedie

Kosova dje humbi një të ri të shkëlqyeshëm, i cili me punën e zellin e tij ndaj mësimit e bënte krenar familjen, ndërsa nesër do ta bënte krenar edhe gjithë Kosovën. Ende pa u qartësuar rrethanat e vdekjes së tij, medie të caktuara, për fat të keq, ngarendin pas shpifjeve e dezinformatave, duke ia shtuar kështu dhimbjen familjes dhe secilit njeri racional që sot e ka vendosur njerëzoren mbi politizimin dhe bashkëndjesinë me familjen mbi keqpërdorimin e rastit për arsye politike.

Në vazhdën e këtyre dezinformimeve, medie të caktuara tani vendosin tituj si: “Vjosa Osmani e vetmja qe nuk e ngushëllon familjen Musliu”. Natyrisht që kjo është një gënjeshtër e pastër, pasi që unë kam reaguar mbrëmë, pra para 23 orësh, në profilin tim zyrtar në tëitter, kurse sot ia kam përcjellë Komunës së Gjilanit tegramin e ngushëllimit, në mënyrë që ata pastaj t’ia përcjellin atë familjes. Por, atyre që dëshirojnë politizim e keqpërdorim edhe në raste të një tragjedie të tillë të rëndë për familjen e për gjithë vendin, nuk u intereson e vërteta. Më të rëndësishme për ta janë disa klikime të fituara mbi shpifje e sajesa në kohë pandemie, sesa e vërteta.

Më poshtë po jua përcjellim tekstin e reagimit të mbrëmbshëm në Tëitter, si dhe tekstin e telegramit, i cili nëpërmjet Komunës së Gjilanit do t’i përcillet familjes.