Flet tezja e Beatrixës, Albërija: Trixa dhe Donaldi viktima, produksioni po i dëmton imazhin

Raporti i Donaldit me Beatrixin ka thyer çdo rrjetë të mundshëm, duke u bërë situata më e përfolur e këtij edicioni të ‘Big Brother Albania VIP’.

Ishte pikërisht, spektakli i së premtes që kryqëzoi dy banorët, me pyetjet e shumta të cilat i vunë në situatë të vështirë.

Pas ‘bombardimit’ me pyetje për Donaldin, ishte Beatrix ajo e cila pranoi një letër nga nëna e saj e cila e mbështeste dhe i kërkonte që të sqaronte situatën me Donaldin në mënyrë që ajo të ishte e qetë.

Lidhur me këtë ngjarje, tezja e Beatrix, njëherit këngëtarja e njohur Alberije Hadergjonaj në një intervistë për rreth situatës së krijuar mes Donaldit dhe Beatrixit.

Sipas këngëtares është shumë normale që dy persona të rritur të dashurohen mes vete, sipas saj Beatrix nuk ka qenë shoqe e Borës, dhe se sipas saj ata kishin kohë që ishin ndarë.

Madje ajo mendon se Donaldi dhe Beatrixi janë viktima të produksionit pasi sipas saj ata nuk e kanë informuar Donaldin se Bora kishte pranuar dhuratën e tij dhe se e përdorën Meridianin për të bartur fjalë brenda në shtëpi.

‘Sigurisht është shumë normale që dy te rinj të dashurohen. Beatrixa s’ka qenë shoqe e Bores dhe si detyrohet asgjë. Shto këtu faktin qe Bora e Donaldi ishin të ndarë prej 8 muajsh dhe mesa kuptoj e gjithë kjo u bë per show dhe viktimë e gjithë kësaj është Donaldi dhe Beatrixa. Produksioni duhet te kishte vene ne dijeni Donaldin qe Bora ka pranuar dhuraten e tij dhe e mbante, por ben te kunderten: futen Meridianin per ti dhene informacion qe jashte ti nuk e di ca behet . Mbase jam gabim po une si publik keshtu e perceptoj’, ka thënë këngëtarja.

Sipas Alberijës, Beatrix është vajzë naive dhe beson verbërisht në dashuri dhe se është shumë e sinqertë.

Albërija gjithashtu mendon se kjo ekpseriencë është duke e dëmtuar Beatrixin dhe se ajo do të duhej dal nga ajo shtëpi.

‘Po te isha une kisha dal me kohe sepse nuk lejoj askend te cenoje privatesine! Po do doja te dilte sepse Trixa nuk i pershtatet ketij formati. Duhet te jesh cdo gje qe Trixa nuk eshte!

Neve kemi menduar qe po futet ne nje program si Big Brother VIP, ku figurave publike ju mbrohet karriera, por shoh qe nuk dalin dot nga formati i “Perputhen”, ku per disa viewers kane shkelur mbi cdo parim’, ka shtuar gjithashtu ajo.

Sipas Albërijes fytyrat publike brenda në shtëpi po humbasin vlerat artistike, madje ajo ka përmendur si viktima të kësaj Fifin, Monikën, Arjolën, Donaldin dhe së fundi edhe Beatrixin.

Ajo gjithashtu në fund ka kërkuar nga Beatrixi të mos ndryshojë për askënd dhe ta jetojë jeten si ajo dëshiron.0