Flet shoferi që u aksidentua në dasmën e Labit: Labi nuk ke asnjëherë me m’pa/VIDEO+18

Moderatori Labinot Gashi para një viti ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Qëndresën.

Kjo dasmë që zgjoi kurreshtje nga ana e publikut, u komentua shumë edhe për një aksident që ndodhi, shkruan Ballkani.info.

Fjala është për shoferin që u shkel në parking, i cili duhej voziste makinën e çiftit dhe sot gëzon shëndet të mirë.

E sot që ka kaluar një vit nga ngjarja,  ka qenë shoferi në fjalë që ka bërë një reagim.

Ai në Facebook ka hedhur një video të aksidentit ku ndër tjera ka thënë se edhe pse ka kaluar një vit, Labinot Gashi nuk ka qenë në gjendje të shkojë e ta vizitojë.

Madje, me ironizëm, shoferi ka uruar Labin për ditëlindje./Ballkani.info/