Sekretari i Ministrisë së Financave, Izedin Bytyçi ka thënë se informatën për vjedhje e ka pranuar nga një zyrtar i MI, i cili e njoftoi se janë bërë disa pagesa të paautorizuara, shkruan ballkani.info

Ai theksoi se asnjë punjonës i Ministrisë së Infrastrukturës nuk është i ndërlidhur me këtë rast, dhe se ata vetëm e kanë raportuar ngjarjen në polici duke treguar edhe dokumentet për këtë.

“Për me sqaru, unë si sekretar i ministrisë e kam pranu informatën për këtë vjedhje dhe transaksion, më datë 19 tetor ditën e hënë. nga zyrtari i cili e ka vërejtë se janë bë pagesa të paautorizuara, mirëpo që vjedhja ka ndodhur nga një zyrtar i ministrisë së Financave. MI e ka zbulu vjedhjen dhe e ka raportu rastin në polici, deri tash nuk ka ndërlidhje të ndonjë zyrtari të MI me këtë rast.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se javën që lam pas u zbulua skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, e kjo gjë po dyshohet se u bë nga një zyrtar i Ministris së Financave.

Labinot Gruda dyshohet se i vodhi paratë për një periudhë kohore rreth 8-10 minuta, të cilat më pas i transferoi në llogarinë e kompanisë private “LDA Group” SH.P.K, pronë e Valon dhe Kadri Shalës.

Nga Thesari tek kompania ishin kryer katër transaksione: 622 mijë euro; 375 mijë euro; 330 mijë euro; 750 mijë euro.

Bazuar në dosjet e Prokurorisë së Shtetit, ekzekutimi i pagesave ilegale nga Thesari i Shtetit në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K përfundoi brenda tetë minutave.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, Kadri Shalës, pronar i kompanisë “LDA Group”, të cilit i janë transferuar 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, është dorëzuar tek organet e rendit, i cili pas 5 orëve intervistim, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Ballkani.info/