Flet Saimir Tahiri: Estradë, as qesh e as qaj dot, prisni deri nesër

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi atë me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, ndërkohë që rrëzoi tre akuzat e rëndë në adresë të tij. Me rikualifikimin e dënimit, Tahiri dënohet me 3 vite shërbim prove. Ai nuk bëjë asnjë ditë burg.

Jashtë dyerve të Gjykatës Tahiri u shpreh për mediat:

“Ta përtyp këtë estradë që ndodhi me sa kuptova, nuk jam kriminal, më tha gjykata, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por disa kushërinj kanë përdorur emrin tim, unë atëherë kam shpërdoruar detyrën. As qesh dot, as qaj dot. Nesër po iu ftoj që të ndajmë bashkë ca mendime, por mu duk një gjë e tipit je i pafajshëm por s’kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër se do komunikoj me mediat. Gjykata thotë nuk je kriminel, nuk je trafikant, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por mqs kushërinjtë kanë mpërdorur emrin tim, uinë paskësh shpërdoruar detyrën. Ça t’ju them, zoti ju ruajttë edhe ju se e hëngrët. Më la pa fjalë se si gjykata më la mua përgjegjës për shpërdorim detyre se pse kushërinjtë e mi kanë përdorur emrin tim”.

loading…