Super Cr7
Flet Ronaldo pas dy golave ndaj Empolit
Cristiano Ronaldo tha se Juventusi ishte në dijen se ndeshja do të ishte e vështirë.
“Zonja e Vjetër” arriti të fitojë me rezultatin 2-1 si mysafir ndaj Empolit, falë dy gola të Cristiano Ronaldos, njërin nga pika e bardhë, e tjetrin me një supergoditje nga largësia.
“Ishte një ndeshje shumë e komplikuar. E dinim që do të ishte e vështirë, veçanërisht pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve, pasi ishim pak të lodhur”, ka thënë ylli portugez pas ndeshjes.
“Ne krijuam më shumë raste shënimi pas pjesës së parë, dhe në fund e merituam fitoren2.
“Nuk e mbaj mend shumë mirë golin, duhet ta shikoj përsëri. Ndodhi shumë shpejt, mirëpo kisha vetëbesim dhe tentova golin”.
“Kjo ishte një javë shumë e rëndësishme për ne, bëmë një paraqitje fantastike në Old Trafford dhe performuam mirë këtu, duke i llogaritur rrethanat e vështira”.