Peran

Flet pronari i shtëpisë që ia ngriti përmendoren Albin Kurtit, e konsideron liderin më të fortë në Kosovë (Video)

Në fshatin Peran të Komunë së Podujevës gjatë ditës së mërkurë është bërë zbulimi i përmendores së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mërgimtari, Sabahudin Uka që ia ngriti përmendoren Albin Kurtin ka treguar edhe për iden e tij të veçantë.

“Ideja na ka ardh para tri viteve kur i ka fituar zgjedhjet e fundit. Nuk kemi ditur çka me bë, dhe na erdh ideja me bë një statujë para dyerve të oborrit. E,  konsideroj si lider për momentin është ma i forti i Kosovës, ma të fortë se ai nuk ka, ma i meqëm a ne që jemi me vetëvendosjen na doket që është ma i miri për këtë arsyeje kemi dashtë me bë diçka për të”, ka thënë ai, raporton Ballkani.info.

Ai ka folur edhe për mbishkrimin “Shpresa e Fundit”, ku sipas tij ky mbishkrim është për të.

“Me ardh me jetu këtu e konsiderojë Albinin dhe për këtë arsyeje jemi duke bërë investime këtu, me sjellë firmën këtu. Edhe një vit si të përfundojnë punimet kemi me u kthy”, ka potencuar Uka.

Uka ka treguar që 20 vitet e fundit jeton dhe punon në Spanjë.

Ballkani.info iu sjellë videon e plotë nga vendi i ngjarjes:

LEXO EDHE: