Tiranë

Flet për herë të parë i plagosuri në atentatin e Laprakës. Detajet si u vra 17-vjeçarja

Tirana u trondit nga një vrasje makabre në zonën e Laprakës, ku një 17-vjeçare humbi jetën pasi mori plumb në kokë, dhe një 23-vjeçar u plagos.

Pas ngjarjes së rëndë, ku i plagosuri flitej të ishte i dashuri i vikimës, Erion Benga, ka folur për “Fax Neës” duke sqaruar se Briselda Gjikolaj, nuk ishte e dashura e tij, por kishte 10 muaj qqë ishte e lidhur me shokun e tij të ngushtë. Ai tha se e ndjera ishte vajzë me parime dhe vijonte shkollën.

“Nuk kam qenë asnjëherë i lidhur me 17 vjeçaren. Briselda kishte 10 muaj e lidhur me mikun tim.10 ditë më parë kishim konflikt me personat në lokal pasi ngacmuan Griseldën nga tavolina tjetër dhe kjo mjaftoi që të konfliktoheshim bashkë. Në ditën e ngjarjes ne shkuam si zakonisht në lokal, ata ishin aty. Nuk i njoh me emra asnjërin, vetëm fytyrat. Në momentin që nisëm makinën, dëgjuam krisma, plumbi i parë goditi Griseldën në kokë, ra pa ndjenja. Ktheva kokën për ta parë, aty më qëlluan dy herë në shpatull. Në makinë ishim katër veta, shoku im që ishte i lidhur me vajzën. Isha në gjendje të ngisja makinën, shkuam shumë shpejt në Spitalin e Traumës. Griselda ka qenë pa ndjenja që nga goditja në makinë. Griselda ishte një vajzë shumë e mirë, thashetheme kanë qarkulluar këto dy ditë. Nënën e ka në Itali, ndërsa babain e ka në Mirditë, ishte e ëma ajo që e ndihmonte nga ana financiare. Ajo në Tiranë jetonte me të vëllain dhe motrën e saj të vogël. Ajo ishte vetëm në shkollë, nuk ishte e punësuar dhe ishte vajzë me parime”, është shprehur Benga për Fax Neës.

Ndërsa foli lidhur me akuzat e dy viteve më parë, ku sipas policisë kishte shantazhuar një femër me publikimin e një videoje intime, Benga u shpreh se kjo video nuk ekziston, dhe gjithçka e kishte bërë për të marrë paratë që i kishin borxh.

“Videoja e shumëpërfolur e para dy viteve nuk ekziston. Unë nuk kam kërcënuar asnjë njeri, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia. Ia kisha dhënë një gruaje 45-vjeçare borxh, thjesht kam kërkuar paratë e mia”, – u shpreh Bengo.