babai i Ilir Shaqirit

Flet për herë të parë babai i Ilir Shaqirit, ja pse duhet ta fitojë djali i tij “Big Brother VIP”

Mbrëmë u mbajt programi “Fun Club Big Brother VIP”, ku të ftuar ishin pothuajse të gjithë ish-banorët, gjithashtu edhe familjarët e finalistëve.

Babai i finalistit të parë, balerinit Ilir Shaqiri, Estref Shaqiri ishte i ftuar mbrëmë i cili foli për rrugëtimin e të birit brenda shtëpisë së famshme, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, ai u pyet të jap mendimin e tij se përse mendon se Iliri duhet ta fitojë çmimin e madh në “Big Brother VIP”.

“Iliri ka disa vyrtyte që rrallë ka njerëz që mund ta përballojnë. Ai din të komunikojë në të gjitha drejtimet jetësore. Komunikimi i tij shpirtëror dhe profesional, arriti deri në atë gradë që ne nuk e prisnim, sinqerisht flas”, tha ndër të tjera, babai i finalisit të parë.

Ndryshe, të premten me datën 18 shkurt do shpallet fituesi i “Big Brother VIP”, nga katër finalistët e që janë: balerini-Ilir Shaqiri, aktori-Donald Veshaj, moderatorja-Einxhel Shkira dhe modelja-Beniada Nishani.

Ndiq videon e mëposhtme teksa flet babai i Ilirit./Lajmi.net/