Flet në Gjykatë babai kosovar që erdhi nga Gjermania dhe sulmoi seksualisht vajzën e tij, pranon se i dërgoi mesazh erotik

Një 52 vjeçar që erdhi për pushime në Kosovë nga Gjermania. po mbahet në paraburgim për shkak se po dyshohet se e ngacmoi seksualisht vajzën e tij 28 vjeçare duke i hyrë në dhomë gjatë kohës sa ajo ishte gjysmë e zhveshur.

“Dhuratën që ma ke premtuar kur po ma jep?,  Kur po shkojmë në motel? Kur po e kënaq pak babain? ”, i është drejtuar ai së bijës.

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që ai të mbahet 30 ditë në paraburgim.

Veç sulmit seksual, babai që jeton në Gjermani i kishte shkruar vazhdimisht mesazhe vajzës, por ai e pranoi vetëm një për të cilin tha se e ka dërguar vazhdimisht.

“Është e vërtetë që unë kam shkruar mesazhe me vajzën time dhe një sms ka qenë sms i dashurisë”, ka thënë ai.

Por ai nuk ka pranuar se i ka shkuar në dhomë së bijës për favore seksuale.

Vetë vajza tha se babai e ka kërcënuar për të mos treguar për atë çka po bënte.

Ajo tha se sulmi seksual kishte nisur që nga viti 2013 por që kulmin e kishte arritur në fillim të vitit kur kishte shkaur në Gjermani. Edhe nëna e vajzës i beson versionit të saj, meqë sipas saj ai ishte agresiv me familjarët e tjerë.