Gjermania nuk ka zbuluar një lloj të ri të virusit korona që është identifikuar në Britani, tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Ai (mutacioni) nuk është identifikuar ende në Gjermani,” tha Spahn, duke shtuar se të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe do të pezullohen nga mesnata, raporton Reuters.

“Por sigurisht, ne i marrim raportet nga Britania shumë seriozisht,” shtoi ministri.