Flet më në fund Kejvina, tregon nëse është në lidhje me reperin e njohur shqiptar

Kejvina e ka dhënë përgjigjen e shumëpritur.

Modelja dhe velina e njohur Kejvina Kthella prej disa muajsh është duke u përfolur për një lidhje me reperin Seven Saraqi.

Kjo ngase një periudhë të karantinës e kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ishte parë shpesh në shoqërinë e tij dhe jo vetëm.

Të njëjtit kishin publikuar edhe fotografi të përbashkëta në rrjetet sociale që ngjallën dyshime për një lidhje të tyre dashurie.

Së fundmi, Kejvina ka dhënë një intervistë për ‘Pop Culture’ në Top Channel, ku mes shumë gjërash ka folur edhe për romancën e aluduar.

Biondja thekson se nuk ka pasur ndonjë lidhje dashurie me Sevenin dhe se ai i kishte ndihmuar tejet shumë atje.

“Jo nuk është e vërtetë, Seveni është bukurosh dhe djalë i mirë. Më ka ndenjur afër atje. Por kaq s’ka pasur gjë më shumë. Jemi shokë të mirë”, ka thënë ajo.Ndërsa në pyetjen se çfarë urren te meshkujt, ajo është përgjigjur se janë “gënjeshtrat, edhe gjënë më të vogël, por duke thënë se fatkeqësisht të gjithë meshkujt gënjejnë”.

View this post on Instagram

@dollskill 💕

A post shared by Kevina_kthella (@kejvina_kthella) on