Kryetari i Leposaviqit

Flet Lulzim Hetemi: Nuk kem rrugë tjetër, ose duhet me shku në jug ose me lënë tokë të askujt (VIDEO)

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka thënë se nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

“Nuk kem rrugë tjetër, ose duhet me shku në jug, ose me lënë tokë të askujt, siç tha Edi Rama”, tha ai për RTK.

Hetemi tha se në këtë komunë nuk janë të gjithë kriminel e njerëz të barrikadave, por ata kanë qenë të detyruar që të dalin në protesta e barrikada.

“Ka njerëz që kanë ardhur këtu  dhe më kanë thënë që duhet me dalë më zor”, tha ai.

Hetemi vlerësoi se është i gatshëm të jap dorëheqje për të mirën e Kosovës.

@ballkani.info Lulzim Hetemi që ka mbetur i ngujuar në komunën e Leposaviqit që 5 muaj: Nëse mbahen zgjedhjet, vjen kryetari serb që punon me kokë nga Prishtina, nesër ia liroj vendin #lulzimhetemi #leposaviq #veriu #kosova #zgjedhjet #shqip ♬ original sound – Ballkani.info