Flet gruaja që ju lënduan 4 familjarë në shpërthimin në Ferizaj: Vëllain sot do ta dërgojnë në Turqi

Leonora Beka e cila ka katër familjarë të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj që ishte brenda lokalit ka thënë se vëllau i saj i cili është i lënduar më shumë do ta dërgojnë sot në Turqi.

Ajo ka treguar se të lënduar janë babai, vëllai, gruaja e vëllait dhe fëmija i vëllait, dhe së bashku kishin shkuar në lokalin ku ndodhi shpërthimi për pirë kafe.

“90% është e sigurt që vëllain do ta dërgojnë sot në Turqi”, ka deklaruar ajo për T7.

Ajo ka thënë se kanë shkuar për kafe në lokalin ku ndodhi shpërthimi.

“Ne kemi shkuar për një kafe aty dhe ndodhi rasti”, ka pohuar ajo.

Leonora ka treguar se ajo ka shpëtuar pasi ishte në banjon e lokalit.